Dhuna në Pejë, Pacolli moralizon: Gjithmonë kam gjetur kohë për nënën time - NACIONALE

Dhuna në Pejë, Pacolli moralizon: Gjithmonë kam gjetur kohë për nënën time

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Behgjet Pacolli ka reaguar përsëri për rastin e dhunës që ndodhi dje në qëndren rehabilituese “Orenda”në Pejë, ndaj një të moshuarës, Minire Nurës, e cila është nënë e dëshmorit, Taulant Nura.

Përmes një postimi moralizues në Facebook, z.Pacolli, tha se sado i zënë që ka qenë, gjithmonë ka gjetur kohë për nënën e tij.

Sado i zënë që isha me punë, gjithmonë kisha kohë për nënën time. Ishte moment çlodhje për mua. Ju që i keni akoma në jetë, jeni me fat”.

Pacolli, me tutje ka shkruar se pasuria dhe lumturia në jetë janë familja.

“Shumë njerëz kërkojnë pasuri dhe lumturi në jetë, por nuk e kuptojnë se atë e kanë në shtëpi. Ajo është familja!”.

Postimi i tij origjinal:

Duket se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli është pajtuar me qytetarët që paragjykuan të birin e Minire Nurës, për vendimin e tij për ta dërguar të ëmën në një shtëpi pleqsh.

Lajme të ngjashme