DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret” - NACIONALE

DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret”

1 orë më parë

nga NACIONALE

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka shprehur mbështetjen e saj për marshin për liri nën moton “Kosova po pret”, i cili organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”.

Përmes një njoftimi DHTIK u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve anëtare, punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që t’i bashkohen marshit më 12 shtator në Prishtinë, duke dëshmuar përkrahjen për lirinë, drejtësinë dhe vlerat e luftës për çlirimin e Kosovës.

“DHTIK beson se Kosova meriton të ecë përpara me dinjitet, drejtësi dhe respekt për sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e saj”, është thënë nder të tjera në njoftim.

Marshi do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, me qëllim të përcjelljes së një mesazhi të qartë qytetar për lirinë, drejtësinë dhe mbrojtjen e vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Lajme të ngjashme