Dhjetëra mijëra hungarezë protestojnë kundër Orbanit në Budapest - NACIONALE

Dhjetëra mijëra hungarezë protestojnë kundër Orbanit në Budapest

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan të shtunën në qendër të Budapestit kundër qeverisë së kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Ata u udhëhoqën nga një avokat që më parë ishte i afërt me pushtetin dhe që rishtazi ka nisur një lëvizje politike me qëllim të sfidimit të Orbanit.

Protestuesit marshuan drejt Kuvendit gjatë një dite me mot jashtëzakonisht të ngrohtë pranveror. Disa prej tyre brohorisnin “s’jemi të frikësuar” dhe “Orban, jep dorëheqje”, raporton agjencia “Reuters”.

Shumë prej protestuesve ishin veshur me ngjyrat e flamurit hungarez – kuq, bardhë e gjelbër – ose e mbanin në dorë flamurin kombëtar, simbole që partia e Orbanit i ka shfrytëzuar si të vetat gjatë dy dekadave të kaluara.

Protesta u udhëhoq nga Peter Magyar, 43 vjeç, i cili dikur ishte i martuar me ish-ministren e Drejtësisë në kabinetin e Orbanit, Judit Varga, dhe që planifikon të hapë parti të veten.

Lajme të ngjashme