Dhjetëra mijëra euro: Kandidati për president mori tender nga ministria e Donika Gërvallës
Sejdiu, që aktualisht punon si profesor në Fakultetin Juridik, para hiç më larg se katër muajve, ka përfituar një tender në Ministrinë e Drejtësisë.
Ish-Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, është emri i dakorduar nga LDK e VV për President të ri të Kosovës. Sejdiu, që aktualisht punon si profesor në Fakultetin Juridik, para hiç më larg se katër muajve, ka përfituar një tender në Ministrinë e Drejtësisë, raporton Vox Kosova.

Në prill të vitit 2026, Operatori Ekonomik “Legalis SSM L.L.C” është shpërblyer me kontratë nga Ministria E Drejtësisë për “Opinion Profesional dhe Korniza Kushtetuese & Ligjore për Investime të Huaja”. Vlera e përgjithshme ishte 23 mijë euro.
Sejdiu, në kompaninë “Legalis SSM L.L.C” është ortak me Artan Muratin, ish-Shef i Kabinetit tek ish-Presidentja, Vjosa Osmani si dhe me Yll Sadikun.
Në regjistrin e pasurisë, Sejdiu ka deklaruar 35 për qind të aksioneve në “Legalis SSM L.L.C”.

Ndryshe, për Sejdiun LDK-ja dhe VV-ja u pajtuan, por deputeti i LDK-së, Avdulah Hoti e deklaroi votën kundër.