Dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes kundër Hashim Thaçit në një grup të Vetëvendosjes në Facebook
Një grup në Facebook me emrin meVETËVENDOSJE-n, i cili lidhet me partinë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, po shpërndan dezinformata dhe lajme të rreme që nxisin urrejtje mes qytetarëve dhe figurave politike në Kosovë.
Një postim i fundit nga një moderator i këtij grupi, Sufjan Etemi, përmban një imazh të ish-presidentit Hashim Thaçi me një citat të rremë që aludon në vrasjen e kundërshtarëve politikë nga ana e tij, një akuzë e rëndë dhe e pabazë.
Ky postim ishte fillimisht satirik në një grup tjetër, e më pas ai u shpërnda si i vërtetë.