Devijohen fluturimet në Aeroportin e Brukselit, raportime të reja të pakonfirmuara për dronë
Fluturimet që ishin planifikuar të përfundonin në Aeroportin e Brukselit u mbajtën pezull ose u devijuan të enjten vonë, sipas uebfaqes për përcjelljen e fluturimeve, “Flightradar24”, e cila citoi raporte të pakonfirmuara për vërejtje të reja të dronëve atje.
Agjencia e lajmeve “Reuters” nuk i ka vërtetuar në mënyrë të pavarur raportet për dronë.
Belgjika kishte thirrur një takim urgjent të ministrave qeveritarë dhe shefave të sigurisë të enjten, pasi rastet ku u vërejtën dronë i detyruan autoritetet që të mbyllnin aeroporte dhe një bazë ajrore ushtarake të martën në mbrëmje.
Ministri i Mbrojtjes i Belgjikës e ka cilësuar këtë rast si “sulm të koordinuar”.