Devijimet në njehsorë, LDK nesër i dërgon në KEDS të gjitha faktet e mbledhura - NACIONALE

Devijimet në njehsorë, LDK nesër i dërgon në KEDS të gjitha faktet e mbledhura

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të verifikojnë vetë njehsorët e energjisë dhe të dokumentojnë çdo parregullsi.

Në njoftimin e LDK-së kërkohet që ora në njehsor të krahasohet me atë në telefon, ndërsa në rast mospërputhjeje të bëhen “fotografi ose video si dëshmi”.

LDK u bën thirrje qytetarëve që provat t’ia dërgojnë Visar Azemit, për përgatitjen e një dosjeje.

Sipas tyre, të gjitha faktet do të dorëzohen në KEDS dhe KESCO, dhe më pas në Prokurori.

LDK thekson se “kjo çështje nuk mund të trajtohet si gabim teknik”, duke kërkuar hetim dhe përgjegjësi.



Lajme të ngjashme