Detaji që nuk u vërejt: Edi Rama i tregon kancelarit Scholz fotografi bashkë me Thaçin
Samiti i djeshëm që u mbajt në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, ka qenë ngjarja kryesore e ditëve të fundit.
Pati shumë aktivitete e ceremoni nga më të ndryshmet duke nisur nga performancat e baletit e deri te vallet.
Megjithatë, në hyrje të objektit kur po pritej të niste samiti, Edi Rama e prezantoi kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me disa fotografi.
Në mesin e këtyre fotografive që ishin në korridor, ishte edhe një ku shihej kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Kjo gjatë takimeve të ndryshme që janë mbajtur në të kaluarën.
Pamjet: