Detaje të reja nga sulmi ndaj zyrtarëve policorë në Leposaviq - NACIONALE

Detaje të reja nga sulmi ndaj zyrtarëve policorë në Leposaviq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku një personi gjatë kontrollit në veturë i janë hasur 11 persona migrantë në Leposaviq.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari pasi kishte zbrituar migrantët nga vetura e tij ishte larguar vrullshëm duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policiorë, të cilët kanë shtënë me armë për ta ndaluar sulmin.

Raporti i plotë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Leposaviq 08.11.2023 – 01:00. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në veturë i janë hasur 11 persona migrantë, po i njëjti pasi i ka zbritur migrantët me veturën e tij është larguar vrullshëm me ç’rast i ka rrezikuar zyrtarët policorë, të cilët për ta ndaluar sulmin kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit. Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore nga te gjitha njesitet relevante.

Lajme të ngjashme