Detaje nga rasti në Cetinje: Vrasësit iu gjetën 80 fishekë nëpër xhepa - NACIONALE

Detaje nga rasti në Cetinje: Vrasësit iu gjetën 80 fishekë nëpër xhepa

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aco Martinoviq, personit që vrau 12 të tjerë në Cetinje të Malit të Zi mbrëmjen e së mërkurës, raportohet se i janë gjetur 80 fishekë nëpër xhepa.

Kështu raporton “Vijesti”, ku mes tjerash thuhet se fishekët janë gjetur pas vdekjes së të dyshuarit.

Përveç municionit të gjetur në xhepat e tij, në karikatorin e pistoletës i janë gjetur edhe disa fishekë të kalibrit 9 mm, ka mësuar jozyrtarisht ky medium.

45 vjeçari lëndoi vetën mbrëmjen e kaluar pranë shtëpisë së familjes së tij në Prijestonicë, dhe vdiq rrugës për në spital.

Të mërkurën, pak pas orës 17:30, Martinoviq vrau 12 persona, në mesin e tyre dy fëmijë.

Lajme të ngjashme