Detaje nga Qendra e Numërimit, Peja: Vazhdon gara VV-LDK për votat me postë
Lëvizja Vetëvendosje në votat me postë që vijnë nga diaspora rival të denjë po vazhdon ta ketë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Për dallim nga votat nga konsulatat e ambasadat ku VV printe bindshëm, te votat me postë, vërehet një trend krejt i balancuar.
Nga tri kutitë që ka parë Nacionale, ku bëhet fjalë për votat me postë nga diaspora e Pejës, del se në dy kuti prinë VV e në tjetrën LDK.
Shih rezultatet:
Lvv 213 Ldk 105 Pdk 19 Aak
Lvv 148 Ldk 150 Pdk 33 Aak 13
LDK 105 PDK 19 VV 213 AAK 18