Dështon sërish: S’ka kuorum për ta votuar Ligjin që përcakton çmimet e produkteve esenciale
Ka dështuar sërish të miratohet në Kuvendin e Kosovës, Ligji për caktimin e çmimeve tavan të produkteve esenciale.
Në sallën e Kuvendit kanë qenë vetëm 70 deputetë.
Ky ligj ka kaluar në seancën tjetër.Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ndryshe, gjatë ditës ka pasur debat të ashpër mes pozitës e opozitës për këtë temë.