Dështon nisja gjykimit ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar nisja e gjykimit për 21 të akuzuarit për Masakrën e Reçakut.
Kjo pasi kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, ka vlerësuar se disa prej avokatëve të të akuzuarve nuk janë pajisur me shkresa të lëndës dhe se për katër të akuzuar mungojnë edhe avokatët, raporton Betimi për Drejtësi.
Sipas saj, në mungesë të kushteve ligjore, seanca shtyhet për një ditë tjetër.
21 të akuzuarit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, konkretisht për masakrën e Reçakut.
Ata akuzohen për vrasjen e 42 civilëve më 15 janar 1999.