Dështon mbledhja e kryesisë, Kusari-Lila akuzon opozitën
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se nuk ka arritur të mbahet mbledhja e rregullt e kryesisë.
Ajo në një konferencë për medie, tha kjo është si pasojë e mungesës së anëtarëve të kryesisë së Kuvendit të Kosovës.Ndër tjera, ajo është shprehur se deputetët e opozitës në seanca dhe në mbledhje të kryesisë së Kuvendit janë duke abstenuar vazhdimisht për propozimet dhe ligjet.
“E konsiderojmë totalisht të papranueshme dhe tërësisht jo të përgjegjshme abstenimin e vazhdueshëm të opozitës. Arsyetimet se pozita e mban përgjegjësinë se tashmë më nuk pinë ujë, për shkak se puna dhe përgjegjësinë që e marrin deputetët është miratimin e projektligjeve, me votimet e ndryshme të raporteve natyrisht edhe votimet në Kuvend”, ka thënë Kusari-Lila.