Dështimi i takimit trepalësh në Bruksel, Hoxha: Kurti e ka bërë nervoz Borrellin - NACIONALE

Dështimi i takimit trepalësh në Bruksel, Hoxha: Kurti e ka bërë nervoz Borrellin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se refuzimi i Kurtit për të realizuar takimin trepalësh në Bruksel mund ta ketë nervozuar përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Besoj se Kurti e ka bërë pak nervoz Borrellin me këtë veprim. Sepse në aspekt diplomatik ka mundur të thoshte jo për takimin, nuk krijohet pritja se do të takohemi në Bruksel e kur shkon atje bënë dy takime paraprake me emisarët evropian dhe pastaj anulohet ai trepalësh. Kjo është e pritshëm ne kemi hyrë në fazën pranë zgjedhore dhe veprimet do të jenë më të kujdesshme”, ka deklaruar analisti Ylli Hoxha ne Debat Plus.

Sipas tij, Kurti tërhoqi vëmendjen duke shkuar në Bruksel për të thënë se nuk do të kishte takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kurti e tërheku vëmendjen duke shkuar në Bruksel për të thënë që s’kam takim me Vuçiqin. Unë jam dakord që të tija kushtet që i ka vendosur Kurti janë thelbësore që Kosova duhet t’i mbajë. Por unë mendoj që të gjitha kushtet mund të mbaheshin edhe me takim, takimi nuk është thyerje e kushteve. Kushti për takim nuk duhej të ekzistonte, por kushti për zbatim të marrëveshjes duhet të mbetej”, ka deklaruar tutje ai.

Lajme të ngjashme