Dështimet për konstituimin e Kuvendit, Haziri: Frika është që të mos shkojë në treshifror - NACIONALE

Dështimet për konstituimin e Kuvendit, Haziri: Frika është që të mos shkojë në treshifror

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ka shprehur friken e tij për zvarritje të mëtejshme të konstituimit të Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se përpjekjet e këtij dështimit mund të shkojnë deri në numër treshifror.

Në një prononcim për Ekonomia Online, ai ka thënë se përgjegjësinë kryesore për këtë ngërç e ka VV-ja.

“Frika është që të mos shkojë në treshifror. Është bërë situatë e neveritshme, e papranueshme, e vështirë edhe për ne, sepse nuk po mund ta ushtrojmë mandatin tonë. Dhe na vë në një pozitë shumë të vështirë politike. Është momenti i fundit që vërtet të thirremi për përgjegjësinë që kemi para njerëzve, të gjejmë një formulë politike. Partia e parë është përgjegjëse ta gjejë një rrugë dhe një marrëveshje politike në mënyrë që të implementohet”, ka thënë Haziri.

Lajme të ngjashme