Dëshmitari i tretë ndaj Shalës: Babai ishte kidnapuar në Shqipëri - NACIONALE

Dëshmitari i tretë ndaj Shalës: Babai ishte kidnapuar në Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale të Hagës.

Dëshmitari i tretë që po jep dëshminë e tij ndaj Shalës është shfaqur me masa mbrojtëse. Ai ka bërë të ditur se kanë jetuar në fshat.

Më vonë, pasi kanë shkuar në Shqipëri, dëshmitari ka treguar se babai i tij ishte kidnapuar dhe dërguar në fabrikën e metalit në Kukës.

“Babai ka treguar si e kanë kidnapuar në Shqipëri, si e kanë çuar në një fabrikë të metalit në Kukës, torturuar, rrahur, dhe personat disa i njeh dhe disa nuk i njeh. Aty e ka zbuluar se në sulmin e shtëpisë ka qenë edhe Pjetër Shala. Por ka edhe emra të tjerë për maltretimin dhe rrahjen që ia kanë bërë në Kukës. Atë ditë në Kukës kur e kanë rrahur dhe e kanë biseduar në burg aty, i kanë thënë pse, e kemi pasur ne një kafe të vogël kemi punuar, kafenë që ta kanë gjuajtur kam qenë unë pse e ke kërku tjetër kënd dhe pse nuk dole ti kur të erdha te shtëpia”, ka thënë dëshmitari.

Trupi gjykues po vazhdon të dëgjojë dëshminë e këtij dëshmitari edhe në pjesën e fundit të seancës. Ky është dëshmitari i tretë i mbrojtur i ZPS-së kundër Pjetër Shalës i cili po përballet me akuza me pretendime për krime lufte

Lajme të ngjashme