Dëshmitari anonim refuzon të përgjigjet për vrasjen e Ivanoviqit: Rrezikohem nga Lista Serbe - NACIONALE

Dëshmitari anonim refuzon të përgjigjet për vrasjen e Ivanoviqit: Rrezikohem nga Lista Serbe

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari anonim ka refuzuar të deklarohet për vrasjen e politikanit serb të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, me arsyetimin se i kërcënohet jeta e tij dhe e familjes së tij nga Lista “Srpska”.

“Prej Policisë serbe më është thënë që pikë për pikë bëhet fjalë për kryet tënd, ashtu që më kuptoni ju lutem që nuk mundem”, tha dëshmitari anonim B1, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Këtë deklarim B1 e ka dhënë të premten në seancën ku te akuzuar për vrasjen e Ivanoviqit janë Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq. Këta ngarkohen se në bashkëpunim edhe me të pandehurit që janë në arrati Zheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç kanë kryer vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Lista “Srpska” është partia politike që përfaqëson serbet në Parlamentin e Kosovës dhe nëpër komuna derisa pjesë e kësaj partie është edhe njëri prej atyre që ngarkohet se është i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit, Milan Radoiçiç.

Më 10 nëntor 2020, Prokuroria Speciale kishte përpiluar aktakuzën, ku thuhet se të pandehurit Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq, nga viti 2014 deri në vitin 2018, respektivisht me datën 16 janar 2018, në qytetin e Mitrovicës, në bashkëpunim me të pandehurit Zheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç, të cilët gjenden në arrati dhe me dy të pandehur tjerë që deri më tani janë të panjohur për organet e rendit

Lajme të ngjashme