Deri në një orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdarës - NACIONALE

Deri në një orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdarës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deri në një orë po u duhet të presin qytetarëve që po dalin nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 25 minuta raportohet edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të theksuara.

Situata ishte e ngarkuar edhe mbrëmjen e së premtes, kur pritjet për të dalë nga Kosova përmes Merdarës arritën deri në 70 minuta.

Lajme të ngjashme