Deri në dy orë pritjet në Merdare e 40 minuta te Dheu i Bardhë
Po vazhdojnë pritjet në pikat kufitare të Kosovës për shkak të shkuarjes së mërgimtarëve në vendet e tyre në Evropë.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës pritjet më të gjata janë për të dalë nga pika kufitare në Merdare.
Aty po presin deri në dy orë dhe kolonat janë deri në 500 metra. Ndërsa për të hyrë nga Merdarja në Kosovë, pritet veç pesë minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 40 minuta me kolonat deri në 200 metra.
Pritje për 20 minuta ka edhe në Muçibabë.
