Deri në 30 orë terr për gjilanasit, Haziri: Kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët - NACIONALE

Deri në 30 orë terr për gjilanasit, Haziri: Kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa lagje të Gjilanit janë për mëse 30 orë pa rrymë elektrike, ka thënë Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

“30 orë pa rrymë, mes territ e ftohtit”, ka shkruar në një reagim Haziri, duke ia dhënë të kundërtën e vlerës në fjalët “kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët”.

“(..) në një shesh të dekoruar me drita e shtëpiza, por pa ndiçim e ngrohje”, tha ai.

Postimi i plotë:

Sonte manifestohet "PAkënaqësia n'fundvit", qeveria i la gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë, mes territ e ftohtit!

Prej një komune e cila ishte shembull edhe për komunat tjera për nga investimet, në një komunë të territ e mjerimit. Disa lagje nuk kanë egjergji elektrike qe më shumë se 30 orë.

Për gjilanasit e Anamoravën, pos mungesës në investime dhe përjashtimit nga kujdesi i qeverisë e i Komunës, tash moskujdesi dhe përjashtimi shpërfaqet edhe në të drejtën e elementare për të pasur së paku rrymë.

Terri dhe ftohti po e rritë depresionin politik e ekonomik, që nuk ia kemi pasur për borxh.

Kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët, në një shesh të dekoruar me drita e shtëpiza, por pa ndiçim e ngrohje.

Kjo përkthehet me atë që LDK në Gjilan e ka thënë në vazhdimësi: kur shkilet vullneti dhe e drejta me tërë fuqinë e arrogancën e pushtetit nga padija e mospuna.

Qeveria qendrore sonte e viziton Gjilanin, në organizimin e gastronomisë “Kënaqësi n’fundvit”. Sigurisht, sot në këtë event, qytetarët së bashku me të do ta manifestojnë PAakënaqësinë n’fundvit, pakënaqësinë gjatë gjithë këtij mandati.

Fundvit n’terr për Gjilanin, edhe një vit i humbur, madje mandat i humbur për komunën tonë!

Ky nuk është fundvit i keq,por mandat i keq e deshpërim!

Qytetarët dhe bashkëatdhetarët nuk ia patën për borxh mbylljen e vitit në këtë mënyrë denigruese.

Lajme të ngjashme