Dërgohet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e shëndetit në Shtime
Një person është dërguar pa shenja jetë në shtëpinë e shëndetit në Shtime.
Sipas raportit 24 orësh, “është sjellë pa shenja jete viktima mashkull dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.”
Rasti po hetohet.
Raporti i plotë:
HETIM MBI VDEKJEN
Shtime 03.07.2023 – NN. Është raportuar se në shtëpinë e shëndetit në Shtime, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore.