Dërgohet në QKUK vajza që u rrëzua nga shkallët e shtëpisë në Gjakovë - NACIONALE

Dërgohet në QKUK vajza që u rrëzua nga shkallët e shtëpisë në Gjakovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vajzë është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë së saj në Gjakovë.

Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën në Gjakovë, por për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar pastaj në QKUK.

Raporti i plotë i PK-së:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Gjakovë 13.08.2022 – 15:00. Raportohet se në emergjencën e spitalit të Gjakovës ka kërkuar ndihmë mjekësore një fëmijë, viktima femër kosovare, e cila dyshohet se është rrëzuar nga shkallët në shtëpi. Për shkak të gjendjes shëndetësore viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të ngjashme