Dërgohet në mbajtje për 48 orë burri që u pa në video duke e rrahur një grua
Një video e cila qarkulloi në rrjet gjatë kësaj të enjte, ku hsihej një burrë duke e rahur një grua tashmë është subjekt i organeve të drejtësisë.
Për Gazetën Nacionale, Policia në Prizren ka thënë se, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është njoftuar me të drejtat e saj.
“Sot me datë 20.06.2024 disa media kanë publikuar një video regjistrim në të ciljn shihet sesi një mashkull ushtron dhunë ndaj nje femre.
Posa është parë video regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima.
Polcia ka lokalizuar të dy dha janë shoqëruar për në stacionin policor. Janë intervsituar të dy nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë janë çift dhe bashkëjetojn.. Policia ka informuar prokurorin e shtetit dhe është vepruar në bazë të udhëzimeve të tij.
Pas intervistimit të dyshuarit në prezencën e avokatit nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të. Viktima është njftuar për të drejtat e saj” – thuhet në përgjigjjen e policisë.