Dërgohet në mbajtje gjyshi që e sulmoi Rrahman Jasharajn
Është dërguar në mbajtje personi i cili gjatë ditës së hënë ka tentuar që ta sulmojë fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn. Kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se këtë vendim e ka marrë prokurori i rastit.
“Shkolla “Ismail Qemali”, Prishtinë 05.09.2022 - 11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Kujtojmë se dje në mbledhjen e mbajtur mes mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në Prishtinë dhe përfaqësueseve të Sindikatës se Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), një prind (gjysh) që ishte prezent në mbledhje, në fund të mbledhjes ka tentuar ta sulmoi , fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Tensionet në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, kanë vazhduar edhe jashtë saj, ku një qytetar është konfrontuar me një mësimdhënës të kësaj shkolle.