Dërgimi i fletëvotimeve me postë për diasporën, Gjoshi: VV-ja deshi që procesi të manipulohet përmes e-mailave
Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar miratimin e buxhetit për zgjedhjet e 28 nëntorit, i cili përfshinë edhe shpenzimet për dërgimin e fletëvotimeve me postë jashtë vendit.
Ai ka bërë me dije se me rrëzimin e propozimit të VV-së që fletëvotimet të dërgohen me e-maila u mbrojt integritetit zgjedhor.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gjoshi ka shkruar se përmes dërgimin të fletëvotimeve me post VV-ja tentoi të manipuloi këtë proces.
“Lajm i mirë nga KQZ për integritetin e votimit të mërgatës. Bashkëatdhetarëve që do të regjistrohen për votim përmes postës do t'iu dërgohen fletëvotimet origjinale në shtëpitë dhe banesat e tyre. Mjeshtrit e manipulimeve nga Vetëvendosje deshtën që ky proces të mos ketë integritet, por të manipulohet lehtësisht duke dërguar fletëvotime me e-maila që nuk dihet në adresë të kujt do të shkojnë”, ka shkruar ai.