Deputetja Haxhiu shpreh “keqardhje” për refuzimin e PDK-së dhe Aleancës për takim: “Ftesa ishte e sinqertë” - NACIONALE

Deputetja Haxhiu shpreh “keqardhje” për refuzimin e PDK-së dhe Aleancës për takim: “Ftesa ishte e sinqertë”

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e betuar e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka shprehur “keqardhje” për refuzimin e PDK-së dhe Aleancës ndaj ftesës për takim.

“Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se qytetarët po shprehin vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve dhe u ka bërë thirrje liderëve politikë ta zbatojnë atë.

“Zgjedhjet do të duhej të ishin opsioni i fundit nëse jo fare opsion”, ka deklaruar Haxhiu.

Lajme të ngjashme