Deputetja Geci i fton deputetët e partisë “Guxo” në LDK: Veproni si Doarsa Kica-Xhelili
Marigona Geci, deputete e LDK-së, ka mbajtur një fjalim në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për Asociacionin, për të cilën çështje raportoi edhe kryeministri Albin Kurti.
Deputetja e LDK-së ka pasur kritika ndaj Kurtit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, teksa i ka cilësuar VV-në dhe PDK-në si “një brum i njëjtë i të majtës” dhe “LPK-së”.
Duke kritikuar këto dy parti, ajo ka pasur një thirje për deputetët e partisë Guxo, që udhëhiqet nga Donika Gërvalla e Faton Peci, shkruan Nacionale.
“Inkurajojë deputetët e Listës Guxo që të veprojnë njëjtë si deputetja Doarsa Kica-Xhelili, dhe t’iu bashkangjitën LDK-së” – tha ajo.