Deputetja e VV-së: Opozita s’ka aftësi ta çojë vendin në zgjedhje - NACIONALE

Deputetja e VV-së: Opozita s’ka aftësi ta çojë vendin në zgjedhje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë të mohojnë që vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Së fundi, deputetja Arbëreshë Kryeziu ka deklaruar se opozita nuk ka aftësi ta dërgojë vendin në zgjedhje.

“Prej 14 shkurtit të zgjedhjeve të fundit parlamentare partitë opozitare e kanë pasur të vështirë ta pranojnë faktin që VV-ja ka dalë fituese me një përqindje jashtëzakonisht të madhe të votave nga ana e qytetarëve dhe prej 15 shkurtit ata kanë kërkuar zgjedhje të reja dhe vazhdojnë të kërkojnë ndërkohë që nuk kanë as aftësinë më të vogël për ta çuar vendin në zgjedhje të reja sepse po flasim për një qeveri që është krijuar nga komplet vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe për një legjislativ që po ashtu rrjedh nga vullneti i qytetarëve pra me nje mazhorancë të përbërë nga VV-ja. Sidomos këtë viti që lam pas partitë opozitare në vazhdimësi në kërkuar zgjedhje, madje shumë herë na kanë kërcënuar me faktin se do të rrezojnë qeverinë por paaftësia e tyre edhe në numra edhe qëndrime e ka bërë të pamundur një gjë të tillë. Ata do të kërkojnë zgjedhje të reja sepse e dinë që s’do të ketë zgjedhje të reja dhe besoj se ky do të jetë mandati i parë që kjo qeveri do ta përmbushë mandatin e plotë.” – citohet të ketë thënë ajo.

Ndërkaq, Kryeziu ka deklaruar tutje që VV-ja edhe po të ketë fituese këtë vit, “do të dalë fituese”.

Vlen të theksohet se së fundi janë përmendur shpesh zgjedhjet e parakohshme, madje, mundësinë për mbajtjen e tyre s’e ka përjashtuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, njëherit zyrtar i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme