Deputetja e VV-së ia përmend “heqjen e kokës” Beqës së PDK-së: Është gjuhë joparlamentare
Sot është duke u mbajtur Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që në rend dite kishte pasqyrat financiare të Telekomit të Kosovës.
Mirëpo, më të filluar ky Komision, një përplasje verbale ka nisur mes pozitës e opozitës.
Deputetet e PDKS-së, Hajdar Beqa e Rashit Qalaj, kanë lëshuar mbledhjen pasi që nuk janë pajtuar më procesverbalin e mbledhjes së kaluar.
Përplasja verbale ka vazhduar në mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqaj dhe deputetes së VV-së, Mirlinda Sadiku.
Beqaj, ka lutur deputetët e pozitës që të mos merren më ofendime ndaj deputetëve të tjerë.
“Unë kam thënë për mënyrën e qeverisjes në Kosovë. Këto ide teorike iu kisha lut t’i hiqeni, iu kisha lut me qenë serioz dhe të mos flisni për deputet. Falje kërkoni qytetarëve që i keni mashtruar me kauza të rrejshme”, ka thënë Beqaj, raporton EO.
Ndërsa Sadiku, ka thënë se gjuhën jopralamentare, e ka përdorur vet PDK-ja, në Kuvendin e Kosovës.
“Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme politike ju e përsëritët prapë një gabim. Në mes të parlamentit i keni thënë ta heqi kryt. Iu i keni referuar deputetëve të VV. Gjuha juaj ka qenë jo parlamentare”, ka thënë ajo.