Deputetja e PDK-së pas aktakuzës ndaj Gërvallës: Donikë jep dorëheqje - NACIONALE

Deputetja e PDK-së pas aktakuzës ndaj Gërvallës: Donikë jep dorëheqje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi po ia kërkon dorëheqjen ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo ka shkruar në rrjete sociale e ka quajtur Gërvallën ministre të skandaleve.

Postimi:

Donikë jep dorëheqje!

Donika Gërvallës, gruas që udhëheq me dikasterin më të rëndësishëm në fazën nëpër të cilën po kalojmë, i qenka ngritur aktakuzë nga Prokuroria.

Ministrja e skandaleve ka qenë e suksesshme vetëm në tri gjëra:

1. Terrorizimin e stafit të MPJD-së

2. De-funksionalizimin e Shërbimit të Jashtëm

3. Krijimin e skandaleve të njëpasnjëshme

Tashmë kur ndaj saj edhe është ngritur aktakuza, ministrja e skandaleve duhet ta ndërmarrë veprimin e vetëm që është dashur ta ndërmarrë përgjatë këtyre dy viteve të fundit: dorëheqjen e menjëhershme e të parevokueshme!

Lajme të ngjashme