Deputetja e PDK-së, Bashës së VV-së: Drenicën e ka lartësuar historia, kot mundohesh me e ofendu - NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Bashës së VV-së: Drenicën e ka lartësuar historia, kot mundohesh me e ofendu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj deklaratave raciste për Drenicën të deputetit të VV-së, Dimal Basha.

Ajo ka bërë me dije se përpjekjet e deputetit të VV-së për ta ofenduar Drenicën janë të kota.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Drenicën e ka lartësuar historia.

“Dimal Basha, kot mundohesh ti bashkë me partinë tënde me ofendu Drenicën e përfaqësuesit e saj! Shenjë nuk na leni sepse historia na ka lartësu, e ajo nuk e përsëritë veten! Vazhdo bëja avokatin Albinit se ka mbet i ngujuar në Kosovë”, ka shkruar Shoshi-Musliu.

Lajme të ngjashme