Deputetja e LDK-së: Turp për Qeverinë, po i lë mërgimtarët të presin në kufi
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka ndarë më ndjekesit e saj shqetësimin sa i përket kolonave të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovice.
Krasniqi ka thënë se është turp për Qeverinë që nuk është duke ndërrmarrur asnjë veprim për të gjetur një zgjidhje për këtë problem.
“Është mëkat i madh kur sheh qytetarët, e veçmas ata mërgimtarë duke pritur me orë në kolonat e shkaktuara çdo ditë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, e turp për qeverinë që nuk ndërmerr asnjë veprim për të zgjidhur këtë problem njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Krasniqi
Ajo ka deklaruar po ashtu se është e quditshme se si Ministri i Infrastrukturës Aliu, nuk po arrin që të jap ndonjë sqarim për qytetarët për mos implementimin e këtij projekti.