Deputetja e LDK-së: Vërtetë koha e LDK-së po vjen!
Deputetja e LDK-së, Rezarta Krasniqi, duket se është emocionuar nga takimi me strukturat e LDK-së në Komunën e Shtimes.
Pas një takimi me anëtarësinë e kësaj partie, ajo është shprehur e bindu se koha e LDK-së po vjen.
“Energjia dhe motivi i strukturave dhe anëtarësisë në Shtime, nuk përshkruhen me fjalë. Falënderoj kryetarin e degës Kastriot Shabanin për mobilizimin e jashtëzakonshëm në takimin e organizuar me nëdegën në Gjurkovc. Vërtetë koha e LDK-së po vjen!”, ka shkruar Krasniqi.