Deputetja e LDK-së: Adixhiku do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka folur rreth të ardhmës politike të partisë ku ajo bën pjesë.
Duke folur rreth figurës së kryetarit të LDK-së, ajo ka thënë se Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Madje, në RTV Dukagjini, Krasniqi ka deklaruar se Abdixhiku është kryetari më i ri i një partie të vjetër si LDK.
“Kryetari Lumir Abdixhiku është kryetari më i ri që ka një parti më e vjetër, e cila është LDK-ja. Unë shumë shkurt e kisha thënë se kryetari i jonë është kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.