Deputetja e LDK-së: 56 karrige të zbrazta të VV-së, sot kur do të flisnim për përmirësimin e kushteve të Policisë - NACIONALE

Deputetja e LDK-së: 56 karrige të zbrazta të VV-së, sot kur do të flisnim për përmirësimin e kushteve të Policisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk mori pjesë në seancën për miratimin e rezolutës për Policinë e Kosovës.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sot kur do të duhej të diskutohej për përmirësimin e kushteve të Policisë, deputetët munguan.

“Tani, “opozita s’po i voton marrëveshjet ndërkombëtare”, kjo më së paku është hipokrizi.” – ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë:

Ku janë deputetët e shumicës?

Sot, kur në Kuvendin e Kosovës do të duhej të diskutonim për përmirësimin e kushteve të Policisë së Kosovës, 56 karrige të deputetëve të LVV-së ishin të zbrazta.

Siç e keni parë në dy javët e fundit, demokracia në Kuvend po cenohet rëndë:

- Kryeministri nuk ju përgjigjet pyetjeve të deputetëve;

- Shumica parlamentare pamundëson fomimin e komisionit hetimor;

- Shumica parlamentare pamundëson mbajtjen e sencave të jashtëzakonshme;

Tani, “opozita s’po i voton marrëveshjet ndërkombëtare”, kjo më së paku është hipokrizi.

Lajme të ngjashme