Deputetja e AAK-së: Shpresojmë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë i qartë si të veprohet - NACIONALE

Deputetja e AAK-së: Shpresojmë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë i qartë si të veprohet

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se do ta respektojnë çfarëdo që të jetë vendimi i gjykatës por sipas saj, në mungesë të një nënkryetari Kuvendi nuk është konstituuar.

Ajo theksoi se vendimi duhet të jetë i qartë.

“Ne jemi në pritje të shohim cilido të jetë vendimi . Mendoj dhe besoj se do të jetë vendim i qartë që do të ketë qartësi dhe saktësi sesi duhet të veprohet dhe çka duhet të bëhet pasi që vendimi i parë i ardhura nga gjykata ka qenë i qartë në fakt por kanë lënë dykuptimësi dhe i ka dhënë mundësi LVV-së që të mos respektojnë vendimin. Njëjtë ka ndodh edhe me vendimin e dytë edhe pse ka qenë tepër më i qartë dhe ka treguar që Dehari ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Ne çdo herë i kemi respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe do ta respektojmë edhe këtë vendim çfarë do që të jetë ai. Ne s’mund të prejudikojmë në vendimin e gjykatës ajo do të vendos nëse është konstituar apo jo kuvendi. Mendoj se meqë nuk janë zgjedhur të gjithë nënkryetarët e kuvendit atëherë nuk ka konstituim”, tha Kadrijaj për RTV21.

Lajme të ngjashme