Deputetja e AAK-së: I papranueshëm përjashtimi i arsimtares me mbulesë nga shkolla
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar për rastin e arsimtares së matematikës nga Suhareka, Remzie Lezi, të cilën bordi i prindërve të shkollës ka tentuar ta largojë nga puna për shkak të mbulesës.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe i padrejtë.
“I papranueshëm dhe i padrejtë përjashtimi i arsimtares me mbulesë nga shkolla. Kjo nuk është rruga që ne duhet të ndjekim drejt vlerave perëndimore. Falënderoj kryetarin Bali Muharremaj për reagimin e shpejtë dhe qasjen korrekte karshi këtij rasti të ndjeshëm, që arsimtarja të vazhdojë punën e saj. Dhe po, askush nuk është mbi ligjin!”, ka shkruar ajo.