Deputetja britanike për Osmanin: Moment i gabuar për humbjen e një udhëheqëse të kalibrit të saj - NACIONALE

Deputetja britanike për Osmanin: Moment i gabuar për humbjen e një udhëheqëse të kalibrit të saj

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Alicia Kearns ka vlerësuar lart rolin e presidentes Vjosa Osmani në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.

Në një reagim, deputetja britanike tha se Osmani ka qenë një zë i fuqishëm dhe i respektuar për Kosovën, duke kontribuar në forcimin e pozitës së vendit në arenën ndërkombëtare.

Sipas Kearns, presidentja në largim e ka përfaqësuar shtetin me përkushtim të jashtëzakonshëm, duke e mbështetur kauzën e Kosovës me aftësi të larta dhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj qytetarëve.

“Ajo i dha Kosovës një zë të respektuar dhe ngriti pozicionin e saj ndërkombëtar. Mbi të gjitha, ajo e mbështeti kauzën e vendit të saj me aftësi të jashtëzakonshme dhe dashuri të madhe për njerëzit të cilëve u shërbeu. Zemra e saj shkëlqeu në gjithçka që bëri”.

“Në një moment paqëndrueshmërie akute në Ballkanin Perëndimor, ky është pikërisht momenti i gabuar për të humbur një udhëheqëse të kalibrit të saj. Kosova ka nevojë për vendosmërinë dhe ndërtimin e urave që ajo demonstroi. I uroj Presidentes Osmani çdo sukses në të ardhmen e saj”, tha Kearns.

Lajme të ngjashme