Deputetja britanike e kritikon intervistën e gazetarit Carlson me Putinin: "Pastrim i agresorit"
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e ka kritikuar intervistën e presidentit rus, Vladimir Putin, të realizuar nga gazetari amerikan, Tucker Carlson.
“Kjo nuk është gazetari, është pastrim i agresorit” – shkroi shkurt në rrjetin X zonja Kearns, duke ia bashkëngjitur shkrimit të saj videon e intervistës, të publikuar nga gazetari Carlson.
This isn’t journalism, it’s aggressor-washing. https://t.co/ld62SxswpA
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) February 9, 2024
Intervistimi i Putinit nga gazetari amerikan është kritikuar nga mediat dhe figurat perëndimore.
“Intervista e Carlsonit është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë Putinit. Amerika nesër do të vuajë nga shpërndarja e gënjeshtrave të tij, të pasfiduara e të pafiltruara. Kështu vdesin demokracitë” – tha Guy Verhofstadt, ish-kryeministër i Belgjikës, tani deputet në Parlamentin Evropian.
Carlson interview is the best thing that ever happened to Putin.
— Guy Verhofstadt (@guyverhofstadt) February 9, 2024
America tomorrow will suffer from having him spreading lies unchallenged and unfiltered.
This is how democracies die... pic.twitter.com/nbrlkZUbnV