Deputetja britanike: Dy javë që kur Radojiçiqi e pranoi fajin, s’ka pasoja për Serbinë
Alicia Kearns, deputetja në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka shkruar në X në lidhje me sulmin e terrorist në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi me 24 shtator.
Deputetja Kearns ka shkruar se ende nuk ka pasur ndonjë pasojë për Serbinë, ndonëse kanë kaluar dy javë nga pranimi i fajit nga Milan Radojiçiqi, i dyshuar edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
“Tashmë jemi dy javë që kur Radoiçiq e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie.Ai mbetet i lirë në Serbi.
Nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie – një akt i qartë përshkallëzimi.” – shkroi ajo.
We are now two weeks since Radoičić admitted guilt for the attack on Kosovo which saw a Police Officer murdered.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 14, 2023
He remains free in Serbia.
There have been no consequences for Serbia despite its glorification of the terrorists with a day of mourning - a clear act of escalation. https://t.co/PubnBKSHrt