Deputetit të VV-së i dalin ‘patikat’ 630 dollarë, thotë me tallje se i shet për 100 euro - NACIONALE

Deputetit të VV-së i dalin ‘patikat’ 630 dollarë, thotë me tallje se i shet për 100 euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani ka rënë në shënjestër të një ironie nga gazetarja Albina Haliti.

Haliti ka treguar se këpucët që po mbante mbathur z. Rrahmani në një emision televiziv kushtonin 630 dollarë.

“Kriza ekonomike po e bën të veten. Emani patikat sa paga e një mjeku.” – ka thënë znj. Haliti.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i z. Rrahmani që i ka thënë këto fjalë: “T’i shes për 100 euro kur t’dush” me një figurë duke qeshur.

Rrahmani iste i ftuar në një debat televiziv ku po diskutohej për "shëndetin riprodhues". Ai njihet si një ndër zërat më konservatorë në Lëvizjen Vetëvendosje, duke i dalë kundër edhe Projekt-Kodit Civil.


Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme