Deputeti sefte i LDK-së: Kom prit krejt diçka tjetër
“Kom prit krejt diçka tjetër”, tha deputeti për herë të parë në Kuvend të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Paris Guri, referuar moskonstituimit të parlamentit tash e dy muaj si pasojë e mungesës së shumicës parlamentare të partisë së parë, Vetëvendosjes.
Guri pas dështimti të 32’të me radhë, u shpreh se sot Kuvendi i Kosovës do të duhej të ishte funksional “duke ngritur çështje me interes të qytetarëve”.
“Absolutisht do të duhej të ishin ngritur çështje për qytetarët dhe jo duke u marrë me seancat e Avni Deharit: votimi i fshehtë, votim i hapur. Kështu që natyrisht që kom prit krejt diçka tjetër”, tha ai.