Deputeti Kurti zhvillon takime me parlamentarë të Belgjikës, Finlandës dhe Francës në Forumin e Paqes në Paris - NACIONALE

Deputeti Kurti zhvillon takime me parlamentarë të Belgjikës, Finlandës dhe Francës në Forumin e Paqes në Paris

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë Forumit të Paqes në Paris ka zhvilluar takime ndërparlamentare me kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, Johannes Koskinen, presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Francës, Bruno Fuchs.

Kurti tha se në këto takime është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, fushat e bashkëpunimit dhe mundësitë për partneritete të reja, si dhe për përparimin e Kosovës në proceset integruese evropiane.

Ai theksoi se Finlanda, Belgjika dhe Franca mbeten shtete mike e aleate që e kanë mbështetur Kosovën në momentet kyçe të çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit.

“E në rrugën tonë përpara, te Finlanda gjejmë shtetin e mirëqenies dhe kujdesit për qytetarët tanë, te Belgjika orientimin tonë Euro-Atlantik, e te Franca, Republikën e fortë, dashurinë për liri dhe angazhimin për barazi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lajme të ngjashme