Deputeti Kurti me diasporën shqiptare në Londër, u flet për “arritjet e qeverisë” në bashkëpunim me MB-në
Albin Kurti i Vetëvendosjes ka shkuar në Londër me ç’rast ka thirrur diasporën shqiptare për një takim në një hotel, ku u ka folur për “arritjet e qeverisë” në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar.
“Partneriteti i Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar është ndërtuar mbi shtylla si bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguri, zhvillimin ekonomik dhe diplomacinë. Shtoi se ky partneritet forcon lidhjet tona dypalëshe, nxit shkëmbimin e njohurive dhe kontribuon në paqe, stabilitet e mirëqenie të ndërsjellë”, shkroi Zyra e Kryeministrit.