Deputeti Kurti bën fushatë nga ndërtesa e Qeverisë: Kemi ndërtuar çerdhe... depo të barnave
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë sot në një konferencë nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ku mbajti një fjalim me tone elektorale – vetëm një ditë pasi nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë Kurti 3.
“Tash ndërkohë, kemi hyrë në muajin e tetë të vitit të pestë të mandatit katër vjeçar. Nuk menduam që do të ndodh, e as dëshiruam. Por, e djeshmja veç sa e zgjatë këtë mandat. E ky mandat në detyrë, kemi plot detyra që po i kryejmë me përkushtim.
Kemi ndërtuar çerdhe. Depo të barnave, pas më shumë se dy dekada. Kemi vendosur gurëthemel në QKMF në Shtime, Pishinën e dytë gjysëm-olimpike. Stacion të policisë në Zubin Potok. Banim social në Pejë, Gjilan, Istog, 4 mijë e 400 njësi banesore janë duke u ndërtuar prej se jemi në qeveri. Dy ura mbi Ibër.” – u shpreh Kurti.