Deputeti i VV-së thotë se do ta votojë Trustin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka bërë me dije se do ta votojë projektligjin për Trustin.
Për këtë çështje, ai nuk do ta respekton qëndrimin e partisë, e cila vazhdimisht është deklaruar kundër tërheqjes se Trustit.
“Trustin nëse vjen do e votoj. Më mirë është me i marrë mjetet qytetarët tonë se sa kompanitë ndërkombëtare”, ka thënë Humolli për Front Online.
Këtë javë, Kryesia e Kuvendit, për herë të dytë e ka dërguar për në Qeveri këtë projektligj për të marrë mendimin e saj.
Tani Qeveria e Kosovës ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për këtë projektligj.
Pas ditës së 30-të projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare dhe trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve në lexim të parë dhe të dytë.
Partitë opozitare e kanë përkrahur këtë projektligj edhe herën e parë kur është shqyrtuar në Kuvend.