Deputeti i VV-së thotë se Abdixhiku e imiton Mustafën në mendësi: S’ka rrugë të re
Mirsad Shkreta, deputet i VV-së, ka komentuar figurën e Lumir Abdixhikut.
Në Klan Kosova, Shkreta ka thënë se në një moment Abdixhiku u kishte thënë se mund të ishte profesor i deputetëve të VV-së.
Shkreta ka theksuar se Abdixhiku harroi se është i lindur në vitin 1983.
Tutje, ai ka vlerësuar se Abdixhiku po e imiton Isa Mustafën, ish-kryetar i LDK-së.
“Edhe në mendësi imiton profesorin e tij, i rrëshqiti ky deklarim. Kështu që nuk shoh absolutisht, as platform të re, as rrugë të re” – tha ai.