Deputeti i VV-së: Të rinjtë serbë të gatshëm të vrasin shqiptarë - NACIONALE

Deputeti i VV-së: Të rinjtë serbë të gatshëm të vrasin shqiptarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka thënë se thirrjet fashiste të tifozëve serbë vijnë kryesisht nga mosha 19-25 vjeçare që nuk e kanë përjetuar luftën e fundit në Kosovë.

Sipas zotit Gola, pavarësisht se nuk e kanë përjetuar fare luftën e fundit, ata vazhdojnë të ndjekin hapat e paraardhësve.

"Hulumtimet qe behen ne ngjarjet e medha sportive te futbollit, si kjo e kupes boterore dhe te ngjashme, tregojne se struktura tifozerike kryesisht perbehet nga moshat 19-25. Nese kete formule e aplikojme ne rastin e tifozerise serbe, sic ishte ne rastin e mbremshem ne Katar 2022, i bjen qe praktikisht ata tifoze nuk e kane perjetuar luften e fundit ne Kosove, e madje keta qe jane nen moshen 23 vjecare as qe kane qene te lindur atebote. E megjithate, te gatshem per te vrare shqiptare." - shkroi ai.

Kujtojmë që ndeshjen e ditës së djeshme, mështetësit e Serbisë shfaqën slogane fashiste dhe synonin thirrje raciste ndaj shqiptarëve etnikë gjatë ndeshjes së ekipit të tyre kundër Zvicrës.

Lajme të ngjashme