Deputeti i VV-së takon Përparim Ramën, diskutojnë rreth projekteve për Prishtinën - NACIONALE

Deputeti i VV-së takon Përparim Ramën, diskutojnë rreth projekteve për Prishtinën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, sot ka takuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili po kritikohet ashpër nga partia në pushtet.

Nuk dihet nëse ky takim do t`i pëlqej partisë në pushtet, por deputeti Rrahmani ka thënë se takimi me të parin e kryeqytetit ka qenë shumë konstruktiv.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rrahmani ka shkruar për projektet që janë në të mirë të kryeqytetit.

Madje, sipas tij, projekt jetik për Prishtinë është edhe ndërtimi i unazës se kryeqytetit, projekt ky që ende nuk po përkrahet nga Qeveria Kurti.

“Takim shumë konstruktiv me Kryetarin e Prishtines z. Perparim Rama. - Studimi i fizibilitetit per Kodren e TrimaveProjektet të cilat jane duke u zhvillu dhe projektet që priten të fillojnë për Kodren e Trimave

-Ndërtimi i unazës se Kryeqytetit si nje nevoj jetike për funksionimin normal të Prishtines.
-Ndërtimi i rruges A i vonuar kaq shumë duhet të përfundoj sa më shpejtë. Këto ishin disa nga temat që diskutuam bashkërisht me Kryetarin për të mirën e Prishtinës. Prishtina është e të gjithëve dhe të gjithe duhet të japim kontributin tonë. Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputet, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim. Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj na duhet të jemi #bashkëpërPrishtinën”, ka shkruar Rrahmani.

Lajme të ngjashme